Çfarë duhet të dini (dhe s’e dini) për “Vitam”?

29/09/2021

Vitet e fundit, njerëzit sa vjen dhe janë ndërgjegjësuar më shumë për jetën e shëndetshme, ku sigurisht një rol kryesor luan edhe mënyra e të ushqyerit dhe produktet që konsumojmë. Tashmë gjithmonë e më shumë njerëz kanë filluar të lexojnë më me kujdes etiketat pas çdo produkti ushqimor, sepse duan të jenë të vetdijshëm për atë që konsumojnë.

Ka shumë koncepte të gabuara dhe keqinformim rreth produkteve ushqimore. Për disa syresh, ka shumë pak ose aspak informacion. Një nga produktet që është shumë më i shëndetshëm se sa mund të mendohet është edhe “Vitam”, i cili prodhohet praktikisht nga vajërat bimore dhe uji. Origjina bimore e bën atë të përshtatshëm edhe për vegjetarianët e veganët.

Por pak dihet për përbërjen dhe vlerat ushqyese të “Vitam”, sidomos të versionit më të fundit të tij, pavarësisht se njerëzit, sipas të dhënave, preferojnë ta përdorin shumë në gatimet e tyre në përditshmëri. “Vitam është i pasur në acide yndyrore omega-3 dhe omega-6, por edhe në vitamina jetike për shëndetin e njeriut, si vitaminat D (aq e vyer për imunitetin), A dhe E. Shumë njerëz do të befasohen nga këto informacione, por realisht mjafton të lexosh pak dhe do të kuptosh se shumë nga produktet në supermarket janë shumë më tepër ose shumë më ndryshe nga çfarë i perceptojmë ne.

Pas vlerave ushqyese, shija është gjëja tjetër me të cilën konsumatorët nuk bëjnë kompromis dhe “Vitam” e kalon me sukses edhe këtë test të vështirë nga amvisat shqiptare. Që nga pjekjet, deri te biskotat e ngrohta të gjyshes, shija por edhe vlerat ushqyese, janë aty.