Biskota Pa Gluten Me Çokollatë Të Zezë

30/09/2016

Disa nga klientët e mi (të huaj) janë alergjik ndaj glutenit kështu që marrë shtysë nga ata nisa të eksperimentoj me të ëmblat pa gluten.

Ne shqiptarët si popull, kemi fatin e mirë që në përgjithësi nuk kemi alergji ushqimore. Kjo është dhe një nga arsyet kryesore pse kur të huajt që janë alergjik nga gluteni, frutat e ndryshme të thata, nga veza etj e kanë shumë të vështirë të përshtaten me të jetuarit në Shqipëri.

Është e vërtetë që lista e ushqimit është e limituar dhe nuk mund të gjesh diçka qoftë për të thyer urinë kudo dhe kurdo, por asgjë nuk është e pamundur !

Këto biskota jo vetëm që nuk përmbajnë gluten, por më lini tju them që janë shumë herë më të shijshme se gjysma e recetave të zakonshme me çokollatë. Të holla, elastike diku e të buta diku tjetër, me një shije çokollate shpërthyese; këto biskota janë idealet për t’ju ëmbëlsuar dhe thyer urinë.

  • Mund ti përgatisni dhe ti mbani në një kuti hermetike për 1 javë kështu që quajeni javën të kaluar
  • Nëse anoni tek të ëmblat me shumë sheqer përdorni 300 gram, në të kundërt 260 gram janë mjaftueshëm (personalisht përdor 260 gram)
  • Nëse dëshironi të përdorni çokollatë qumështi ndjehuni të lirë (dhe pse unë ju rekomandoj të zezën dhe nuk e di si mund të dalin këto biskota me çokollatë qumështi), por do t’ju duhet të luani me raportin e sheqerit pluhur pasi çokollata e qumështit është disa herë më e ëmbël

2-gluten-free-choc-cookies-1 3-gluten-free-choc-cookies-2 4-gluten-free-choc-cookies-3 2-1-.jwepg

Proçedura :

 

Ndizni furrën në temperaturë 176°C

Shtroni letër furre në dy tepsia biskotash lëreni mënjanë

Në një tas përzieni sheqerin pluhur, kakaon, kanellën dhe kripën

Shtoni të bardhat e vezëve dhe përzieni deri sa të keni arritur një masë homogjene

Shtoni copëzat e çokollatës së zezë

Mos u shqetësoni nga pamja e masës duke menduar që ndoshta është më e lëngshme se ç’duhet për t’u bërë biskotë

Ndani brumin me një lugë të vogël akulloreje ose me lugë gjelle të mbushur plot duke lënë hapësirë të bollshme njëra nga tjetra (pasi këto biskota hapen goxha gjatë pjekjes)

Piqini biskotat për rreth 10 minuta ose deri sa të kenë formuar formën e tyre dhe buzët e biskotave të jenë pjekur

Nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen per 10 minuta pa i hequr nga letra e furrës

Pas 10 minutash hiqini me kujdes dhe lërini të ftohen plotësisht

 

Këshilla :

Duke qenë se këto biskota janë të gatuara pa miell dhe është çokollata ajo që e ruan më së shumti formën e biskotës ndodh që gjatë heqjes së letrës së furrës mund të keni pak probleme (nje pjese diku të ngjitet në letër). Për të evituar çdo mundësi të vogël të ngjitjes së biskotave në letër lyeni me spraj gatimi

Biskotat e mia u poqën për fiks 10 minuta, por në varësi të tensionit mund të duan më pak ose më shumë. Ju këshilloj që pas 8 minutave t’u rrini në kokë pasi çokollata digjet shumë shpejt dhe nga një pakujdesi e vogël mund të përfundoni me biskota të pjekura më shumë se ç’duhet dhe si pasojë mund të vijnë pak të hidhura në shije

7-gluten-free-choc-cookies-procedura1 8-gluten-free-choc-cookies-procedura2 9-gluten-free-choc-cookies-procedura3

 

Fotografitë nga Eranda Janku