Tarta “Magjia e Pyllit”

Rezervoni 24 orë përpara, për realizimin e kësaj ëmbëlsire.

Tartë klasike me krem pastiçerie dhe fruta pylli, kombinimi ideal mes freskisë, ëmbëlsisë dhe athtësisë së frutave të pyllit.
Kjo ëmbëlsirë risjell kujtimet e udhëtimeve në Itali, ku kjo formulë ka zanafillën.

3,200 L

Baza e tartës me brumin klasik italian me gjalp cilësor e pak hint limoni. Mbushur me kremin e pastiçerisë bërë sipas recetës klasike shumë vjeçare, mbushur plot me fruta pylli.

Përbërës: vezë, gjalp, sheqer pluhur, miell, limon, vanilje, qumësht, niseshte, ajkë e ëmbël, mjedër, manaferrë.

*Këshillë kundër alergjive: Përmban vezë, laktozë. Të gjitha ëmbëlsirat tona prodhohen në një mjedis ku përdoren arra, bajame, vezë, qumësht dhe gluten. Për këtë arsye, ne nuk mund të garantojmë se ato janë pa gjurmë (në % të vogla) të këtyre alergeneve. Ruhet në frigorifer (fresk) midis 2-10°C.

20 cm ø | 14-16 porcione

Nëse dëshironi dërgesë në vendodhjen tuaj, disponojmë shërbim të jashtëm taksi, të cilët do ju tarifojnë sipas tarifave të tyre zyrtare për këtë shërbim. Transporti realizohet me taksi, pasi ëmbëlsirat tona janë delikate dhe mjaft të dashura për ti sjellë me mjet tjetër transporti.

Për ta tërhequr ëmbëlsirën vetë mund të vini pranë adresës sonë: Rruga “Bulevardi Bajram Curri” / Godina 296 (Brryl, pa vajtur tek Materniteti, godina ku ndodhet mobileri “Divan Italia”)

Related Products